Lajme
Një grua u rrah nga një burrë në Vushtrri, rast i ngjashëm edhe në veri të Mitrovicës
Demokracia
09:33 | 02 Maj 2023

Share:

Një burrë është arrestuar të hënën në Vushtrri, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me një grua e rrahu atë.

Sipas policisë, rast i ngjashëm ndodhi edhe në veri të Mitrovicës, ku prapë viktimë ishte një grua.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Vushtrri 01.05.2023 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri 01.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme