Lajme
Një grua sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë
Demokracia
10:22 | 07 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Një grua ka penguar dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh thuhet se policët kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR – Prishtinë 06.07.2022 – 15:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë të cilat ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme