Lajme
Një grua sulmoi një grua për shkaqe xhelozie në Prizren
Demokracia
09:12 | 05 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një grua është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se për shkaqe xhelozie ka sulmuar dhe ngacmuar një grua tjetër.

Në raportin 24 orësh është njoftuar se rasti është hapur në polici si “sulm”.

“SULM/Prizren, 04.02.2023-21:09. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për motive xhelozie, ka sulmuar dhe ngacmuar me fjalë denigruese viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme