Lajme
Një grua nga Shtimja vdes në QKUK, Policia nis hetimet
Demokracia
08:54 | 26 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Shtimja ka vdekur në QKUK.

Në raportin 24 orësh thuhet se pacientja ishte duke marrë trajtim në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

“HETIM I VDEKJES  /Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.12.2022 – 00:15. Nga QKUK është raportuar se pacientja femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme