Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është raportuar për një sulm seksual ndaj një gruaje në Komunën e Prizrenit.
Rastin në polici e ka lajmëruar vetë ankuesja, raporton Demokracia.com
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një person është sulmuar seksualisht.”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës shton se palët janë intervistuar dhe se rasti po vazhdon në procedurë të rregullt./Demokracia.com