Lajme
Një grua në Podujevë u sulmua seksualisht në vazhdimësi nga i afërmi i burrit të saj
Demokracia
08:34 | 18 Qershor 2023

Share:

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është keqtrajtuar seksualisht në vazhdimësi teksa burri i saj nuk ka qenë në shtëpi.

Në raportin e Policisë thuhet se gruaja është sulmuar seksualisht nga një i afërm i burrit të saj.

“SULM SEKSUAL/Podujevë. Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi  është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme