Lajme
Një grua gjendet e vdekur në kabinën e një anije turistike në Santorini
Demokracia
18:31 | 22 Maj 2022

Share:

Një grua 63-vjeçare, e cila po udhëtonte me një anije turistike për në Santorini, ka humbur jetën brenda kabinës së saj.

Paraditen e së dielës Autoriteti Portual Thira u njoftua nga agjenti i anijes lundruese detare që ndodhej në portin e ishullit se një pasagjerja e huaj 63-vjeçar ka humbur jetën brenda kabinës së saj.

Gruaja u transportua me varkë në portin “ATHINIOS” të Santorinit dhe më pas u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Thirës, ​​ku konstatoi vdekjen, përcjell abcnews.al.

Hetimet paraprake po kryhen nga Autoriteti Portual Thira, ndërsa trupi i pajetë do të transferohet në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore të Pireut për autopsi-nekropsi.

Të ngjashme