Një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të xhamisë në Ferizaj.
Rastin për Demokracia.com. e ka konfirmuar nënkoloneli i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964”, tha Shabani.
Ai tha më tej se njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca./Demokracia.com/