Lajme
Një grua e rrahu një tjetër në Gjakovë, arrestohet
Demokracia
10:05 | 19 Prill 2023

Share:

Një grua është arrestuar të dielën rreth orës 10 në Gjakovë, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngjashme