Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dërguar pa shenja jete të shtunën në Emergjencën e Ferizajt.
Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar.
“HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 25.02.2023-15:15. Raportohet se në emergjencë Ferizaj është sjellë pa shenja jete një femër kosovare, ku nga epika mjekësore është konstatuar vdekja e sajë. Njësiti policor ka dal ne vendngjarje. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Siaps Policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Demokracia.com/