Kuriozitete
Një grua bleu një apartament në Londër, pas së cilës është njoftuar se do të prishej i gjithë blloku
Demokracia
15:18 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Jamila Farah, e cila jeton në Londër, është përballur me një situatë të papritur pasi ka shpenzuar mbi 90 mijë euro për të blerë një apartament në Shires, Edmonton, pas së cilës është njoftuar se i gjithë blloku do të prishej.

Kështu, 51 vjeçarja ka deklaruar se tani është qiramarrëse private, dhe se do të jetë e vështirë për të përballuar qiranë shkaku i gjendjes financiare të saj.

Ndërkohë, Këshilli i Enfield ka planifikuar të rimbursojë zonjën Farah, duke përfshirë edhe një 10 për qind shtesë për humbjen e apartamentit të saj.

Zemërimi nga familjet që aktualisht jetojnë në Cheshire dhe Shropshire, e shtyu udhëheqësin e Këshillit Enfield, Nesil Caliskah, të dilte me një deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Ai ka shpjeguar se rinovimi i plotë i blloqeve do të ishte shumë i kushtueshëm, prandaj si zgjidhje është parë shkatërrimi i plotë i tyre.

Gjithashtu, ai tha se do të angazhohen që banorët të sigurojnë strehim, pasi siguria dhe komoditeti i tyre është prioritet për ta.

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024