Lajme
Një grua bie nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë, trupi nuk i është gjetur ende në lum
Demokracia
12:03 | 16 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka informuar se një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë, rreth orës 10:00 në Gjakovë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se njësitë relevante janë në kërkim të viktimës.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”, tha Elezaj.

Të ngjashme