Sport
Një gol – tri pikë: Interi triumfon ndaj Cagliarit dhe vazhdon sigurt drejt titullit
Demokracia
14:26 | 11 Prill 2021

Share:

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 30-të në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.

“Neurrazurrët” triumfuan minimalisht 1:0 përballë Cagliarit në stadiumin “Giuseppe Meazza”, raporton Demokracia.com

Golin e tri pikëve skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte ia siguroi dyshja e mbrojtjes. Hakimi asistoi te Damian i cili realizoi në minutën e 77-të.

“Zikaltrit” edhe në statistika ishin më të mirë, ndonëse kishte vetëm një gol të realizuar.

Me këtë fitore, Interit vazhdon drejt titullit të kampionit me 74 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Milani që është i dyti.

Cagliari ndërkohë vazhdon të luftojë për ekzistencë. Mysafirët ndodhen në vendin e 18-të me 22 pikë gjithsej. /Demokracia.com

Të ngjashme