Sport
Një gol, tri pikë – Ballkani mposht Dukagjinin dhe vazhdon me fitore në Superligë
Demokracia
21:52 | 28 Gusht 2022

Share:

Ballkani ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi kanë triumfuar 1:0 kundër Dukagjinit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori Qendrim Zyba ishte heroi i Ballkanit në këtë duel i cili realizoi golin e vetëm që i siguroi tri pikë ekipit të Ilir Dajës.

Futbollisti i Dukagjinit mbulohet me flamurin e Ukrainës para sfidës ndaj Ballkanit, duartrokitet nga të pranishmit

Zyba dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36-të të përballjes.

Dukagjini tentoi në disa raste të shmangte humbjen, por nuk arriti cakun.

Ballkani me këtë fitore renditet e treta në tabelë me gjashtë pikë, por ka zhvilluar vetëm dy duele për shkak të ndeshjeve në garat evropiane. Dukagjini mbetet i fundit me vetëm një pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme