Sport
Një gol për tri pikë, Milani mund Sampdorian dhe merr kreun e Serie A
Demokracia
14:35 | 13 Shkurt 2022

Share:

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

“Rossonerët” triumfuan minimalisht 1:0 kundër Sampdorias në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Heroi i Milanit në këtë sfidë ishte sulmuesi, Leao që realizoi golin e vetëm në minutën e tetë, e që doli të ishte i pikëve të plota për skuadrën “kuqezi”.

Me këtë fitore, Milani merr kreun e tabelës me 55 pikë, një më shumë se Interi që ka një takim më pak.

Sampdoria në anën tjetër ndodhet në pozitën e 16-të me 23 pikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme