Sport
Një gol për tri pikë, Anglia siguron fitoren e parë në “Euro2020” kundër Kroacisë
Demokracia
16:50 | 13 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të madhe në Grupin D në Kampionatin Evropian të futbollit.

“Tre Luanët” shënuan fitore minimale 1-0 ndaj Kroacisë, rivalit më të madh të grupit, raporton Demokracia.com.

Fatin e kësaj ndeshje të zhvilluar në “Wembley” të Londrës e vendosi goli i yllit të Manchester Cityt, Rahem Sterling në minutën e 57-të.

Një top të dhuruar në zonën e rreptësisë nga Philips e shfrytëzoi në maksimum anësori anglez që realizoi përballë me portierin kroat.

Anglia dhe Kroacia në grup ndodhen së bashku me Çekinë dhe Skocinë. /Demokracia.com

Të ngjashme