Sport
Një gol, dy kartonë të kuq – Bekaj me shokë e nisin me humbje rrugëtimin në Champions
Demokracia
21:25 | 06 Korrik 2022

Share:

Tirana e portierit kosovar, Visar Bekaj ka pësuar humbje në duelin e parë me Dudelangen në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Luksemburgut fitoi 1-0 ndaj Tiranës në stadiumin “Stade Jos Nosbaum”, shkruan Demokracia.com.

Rezultati ishte i barabartë deri në minutën e 71-të kur u zhbllokua nga vendasit me autor Hassan. Goli i tij vulosi edhe epilogun final të takimit.

Në këtë përballje u dhanë dy kartonë të kuq nga gjyqtari kryesor, Saggi.

Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 54-të kur Kirch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas dy të verdhëve u përjashtua edhe Limaj i Tiranës në minutën e 68-të.

“Gardiani” prishtinas, Visar Bekaj si zakonisht ishte në portë për kampionët e Shqipërisë nga minuta e parë deri në të fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme