Një fëmijë gjashtëvjeçar është në mesin e tre personave të vrarë pasi Rusia bombardoi një maternitet dhe spital për fëmijë në Mariupol, ka thënë nënkryetari i bashkisë së qytetit për BBC.
Ai shtoi se 17 persona janë lënduar nga sulmi.
Sergei Orlov tha: “Informacioni i fundit që kemi për viktimat është se shumica e vizitorëve ishin në një strehë për bomba. Kjo është arsyeja pse ne kemi informacion për 17 persona të lënduar dhe kryesisht janë gra shtatzëna dhe mjekë që punojnë në këtë spital”.