Pas vizitës së presidentit serb në Moskë, ku me sa duket presidenti rus e ka shtyrë në plan të dytë, një gjë e tillë po ndodh edhe në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.
Domethënë, në të ashtuquajturat foto familjare në Tiranë, Vuçiq është në cep, larg atyre që, sipas të gjitha llogaritjeve, janë mysafirët më të rëndësishëm të samitit, të cilët janë vendosur në qendër të rreshtit të parë – presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidentes kosovare, Vjosa Osmanit, etj, transmeton Ballkani.info.
Diçka e ngjashme u regjistrua në Moskë vetëm një javë më parë, ku Vuçiq mori pjesë në një paradë ushtarake në Ditën e Fitores, edhe pse BE-ja e këshilloi atë se ishte e papërshtatshme që ai ta bënte këtë, si lider i një vendi që gjoja dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.
Vuçiq e injoroi këtë këshillë dhe në Moskë u filmua i ulur larg Vladimir Putinit dhe mysafirit të tij kryesor, udhëheqësit kinez Xi Jinping. /Ballkani.info/