Gati 200 turistë holandezë kanë arritur në ishullin grek të Rodosit për të kryer nje eksperiment social. 187 turistë, të moshës 18 deri në 70 vjeç, u dërguan të hënën në një hotel, pasi kishin rezultuar negativë ndaj Covid-19.
Për kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre shtatëditor, gjithëpërfshirës, turistët nuk do të lejohen të largohen nga lokalet. Ata mund të notojnë në pishinën e hotelit, por jo në ujërat e Detit Mesdhe.
Greqia u vendos nën bllokim mbarëkombëtar në 7 nëntor të vitit të kaluar dhe sapo ka filluar të lehtësojë kufizimet ku pritet të rihapë sezonin veror në mes të muajit Maj.
Deri atëherë, të gjithë udhëtarëve nga jashtë u kërkohet karantinë për shtatë ditë pas mbërritjes në vend.
“Karantina e hotelit” e turistëve holandezë po zhvillohet si pjesë e një programi pilot që drejtohet nga operatori Hollandez Sunweb, në bashkëpunim me qeveritë greke dhe holandeze.
Një zyrtar i ministrisë greke të turizmit konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se këta turistë “do të respektojnë masat e ndalimit në fuqi në vend dhe do të qëndrojnë për një javë në një hotel në Rodos, pa u lejuar të dalin”.
Njoftimi shkaktoi reagime të ndryshme në mediat sociale, me disa grekë që krahasonin qëndrimin me një burgim por të tjerët, e kanë mirëpritur lëvizjen.
Udhëtarët e vetëm të huaj në Greqi të cilëve nuk u kërkohet të tregojnë një test negativ të koronavirusit janë izraelitët të cilët janë vaksinuar, sipas një marrëveshje dypalëshe.
Turistët holandezë gjithashtu do t’i nënshtrohen “provave të shpejta” përpara se të largohen nga Greqia në 16 Prill. /Euronews/