Sport
Një ditë pas sulmit fizik nga tifozët, reagon për herë të parë Stivi Frashëri
Demokracia
16:23 | 04 Prill 2022

Share:

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri ka reaguar për herë të parë pas sulmit fizik që pësoi një ditë më parë në ndeshjen kundër Gjilanit.

“Gardiani” shqiptar u sulmua fizikisht nga disa tifozë të cilët hyrën në fushë për të festuar golin e minutës së fundit, ndërsa goditën në kokë atë, shkruan Demokracia.com.

Frashëri nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se sot është duke kryer kontrolle nga stafi mjekësor i klubit suharekas. Ai shtoi se është duke kryer analiza më të detajuara, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij.

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërësi, me një përkujdesje shembullore. Sot po kryejmë edhe analiza më të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem. Me vjen shumë keq nuk mundem t’ju kthej përgjigje të gjithve. Ju duam shumë. Faleminderit për gjithça. SF77”, ka shkruar Frashëri në llogarinë e tij në Instagram.

Frashëri u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit, ndërsa u lirua për në banesën e tij tek në orët e vona të mbrëmes.

Vlen të përmendet se në lidhje me këtë incident janë arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve po qëndrojnë në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Demokracia.com/

Të ngjashme