Lajme
Një ditë pas emisarëve, Rakiq vizitohet edhe nga komandanti i KFOR-it
Demokracia
13:02 | 26 Gusht 2022

Share:

Një ditë pas emisarëve, komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, ka udhëtuar drejt veriut të Mitrovicës për t’u takuar me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Takimi siç raporton KO ka ndodhur në objektin e Komunës Veriore të Mitrovicës, derisa nuk dihet nëse do të ketë një komunikatë për media pas këtij takimi.

Goran Rakiq dje gjatë ditës ka pritur në takim dy emisarët për dialogun, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, e ku kanë diskutuar për çështjen e sigurisë në veri dhe për temën e targave dhe dokumenteve të hyrje daljeve.

KFOR-i ka paralajmëruar se nuk do të lejojë rivendosjen e barrikadave dhe se do të kujdeset për të siguruar lirinë e lëvizjes në veri sipas mandatit që e ka.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se me 1 shtator do të rifilllojë zbatimi i reciprocitetit për targat dhe dokumente për hyrje dalje. Kryeministi Albin Kurti ka deklaruar se nuk pranon shtyrje tjetër, derisa Escobar dhe Lajcak prej ditësh po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje, në mënyrë që të shmangen tensionet.

Të ngjashme