Lajme
Një ditë pas darkës me Vuçiqin, Kurti i zgjedh gazetarët për konferencë
Demokracia
13:47 | 05 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që numrin e gazetarëve në konferencën me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, ta kufizojë.

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Gjermani, e në veçanti darka e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta, shkruan Demokracia.com.

Sot në Kosovë, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, do të takohet me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, ku më pas do të ketë edhe konferencë për media.

Mirëpo, duke e ditur jehonën që mori takimi i tij me Vuçiqin, Kurti është kujdesur që në këtë konferencë numri i gazetarëve të jetë i kufizuar.

“Numri i vendeve në sallën e konferencave është i kufizuar, prandaj do të jetë i kufizuar edhe numri i gazetarëve. Mediat e interesuara për ta përcjellë ngjarjen duhet të jenë të pranishme në ndërtesën e Qeverisë më së largu në ora 15:30. Luteni që gjatë konferencës të mbani maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Theksojmë se ditë më parë kur në Kosovë ishte për vizitë një delegacion i Amerikës, Kurti gazetarëve iu referua si punonjës të mediave. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Kurti u drejtohet gazetarëve si “punonjës të mediave” para delegacionit amerikanë

Të ngjashme