Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Tema kryesore në këtë tryezë do të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri.
“Nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje qe nuk ka njohje reciproke me Serbinë”, ka shkruar ajo.