Është identifikuar një turist i cili vdiq nga një sulm peshkaqen në resortin egjiptian të Marsa Alam në brigjet e Detit të Kuq.
Bëhet fjalë për shtetasin italian Gianluca di Gioia (48), ndryshe zyrtar i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm.
Di Gioia po festonte ditëlindjen dhe shkoi të zhytej me mikun e tij Giuseppe Fappani (69) në ditën fatale.
Megjithatë, teksa po zhyteshin rreth një shkëmbi koralor 50 metra larg bregut, ata u sulmuan nga një peshkaqen. Gratë e tyre e panë sulmin nga bregu me tmerr dhe thirrën për ndihmë.
Sipas raportit të prokurorit publik, ka ndodhur “në ujëra të thella jashtë zonës së notit”, pra jashtë shkëmbit koral.
“Incidente të tilla zakonisht ndodhin në pranverë ose verë”, tha një zyrtar egjiptian, duke theksuar se sulme të tilla janë të rralla.