Lajme
Një delegacion nga Lugina e Preshevës nga nesër qëndrojnë në Uashington
Demokracia
21:26 | 26 Shkurt 2023

Share:

Me financimin e Qeverisë së Kosovës, një delegacion shqiptarësh nga Lugina e Preshevës do të qëndrojnë prej nesër për vizitë zyrtare në Uashington.

Në këtë vizitë do të jetë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, Ardita Sinani e Ragmi Mustafa, Flora Ferati, Nagip Arifi ku do të kenë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.

“Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës”, – ka shkruar ndër tjerash Kamberi në Facebook, të dielën.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e tyre të trajtohet në dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme