ShowBiz
Një dekadë karrierë muzikore: Ardian Bujupi paralajmëron album të ri
Demokracia
17:13 | 19 Prill 2021

Share:

Ardian Bujupi po sjell albumin ’10’ dedikuar karrierës së tij muzikore.

Artisti i njohur shqiptar, Ardian Bujupi i cili jeton dhe vepron në Gjermani, tash e 10 vite është pjesë e industrisë muzikore, shkruan Demokracia.com.

Ai bëri të ditur se për të festuar dhjetë vjetorin e karrierës po përgatit një album të ri, të titulluar ‘10’, i cili pritet të lansohet më 28 maj.

Lajmin e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në Instagram.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për dhjetë vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në pesë albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/CN0Yvs4sfqa/?utm_source=ig_web_copy_link

Ardian Bujupi deri më tani ka realizuar pesë albume. /Demokracia.com/

Të ngjashme