Kuriozitete
Një copë suxhuku e kafshuar ndihmon policinë gjermane të zgjidhë një rast vjedhjeje
Demokracia
09:49 | 12 Mars 2021

Share:

Policia gjermane ka treguar se kanë zgjidhur një rast vjedhjeje që kishte ndodhur para nëntë vitesh.

Në qytetin perëndimor të Schwelmit para nëntë vitesh kishte ndodhur një vjedhje, dhe policia si provë kishte pasur një copë suxhuku të kafshuar nga personi që kreu vjedhjen, transmeton Demokracia.com.

Oficerët nga forca Nordrehein-Westfalen në një deklaratë kishin treguar se ADN-ja që i kishin bërë suxhukut në atë kohë nuk tregoi asnjë të dhënë, por pas nëntë vitesh ata morën disa të dhëna.

Të dhënat erdhën nga policia franceze, të cilët njoftuan hetuesit pasi kishin marrë një mostër të ADN-së, nga një shqiptar, 30-vjeçar, i cili ishte përfshirë në një krim të dhunshëm, dhe të dhënat e personit në fjalë përputheshin me mostrën e vjedhjes.

Sidoqoftë, afati i parashkrimit të vjedhjes ka skaduar, që do të thotë se i dyshuari nuk ka gjasa të ekstradohet në Gjermani. Policia e Schwelm tha se i dyshuari mbetet i lirë. /Demokracia.com/

Të ngjashme