Lajme
Një burri në Rahovec i përkeqësohet gjendja teksa po ecte, dërgohet në QKMF pa shenja jete
Demokracia
08:40 | 18 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Rahovec.

Në raportin e Policisë thuhet se burrit iu është përkeqësuar gjendja në rrugë dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“HETIM I VDEKJES/Rr. Jahja Duza, Rahovec 17.02.2023 – 13:15. Raportohet se viktimës mashkull gjatë në rrugë e sipër, i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme