Lajme
Një burrë vdes nga të shtënat në qendrën tregtare në Suedi
Demokracia
22:54 | 19 Gusht 2022

Share:

Një burrë humbi jetën dhe një grua ndodhet në spital pas të shtënave në një qendër tregtare në Suedi, thotë policia.

Njerëzit në qendrën tregtare Emporia në qytetin jugor të Malmos u larguan në panik pasi dëgjuan rreth 20 të shtëna.

Policia ka arrestuar një adoleshent dhe beson se të shtënat kanë lidhje me tensionet e bandës.

Kjo vjen derisa Suedia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme muajin e ardhshëm, ku dhuna e bandave është në krye të shqetësimeve të votuesve.

Shkruajnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi, Suedia ka ende një nga normat më të larta të vrasjeve me armë në Evropë.

Një raport zyrtar i qeverisë suedeze i publikuar vitin e kaluar thoshte se katër në çdo milion banorë vdesin nga të shtënat çdo vit në Suedi.

LEXO EDHE:

Sulmi me armë në një qendër tregtare në Suedi, arrestohet një 15-vjeçar

Të ngjashme