Lajme
Një burrë në SHBA vret dy gra para një kishe, pastaj edhe veten
Demokracia
08:57 | 03 Qershor 2022

Share:

Një burrë në SHBA qëlloi për vdekje dy gra në parkingun e një kishe të Ioëa-s para se ta qëllonte edhe vetët, të enjten mbrëma, tha policia.

“Personi ka kryer këtë akt të tmerrshëm rreth orës 18:50 derisa ishte duke u mbajtur liturgji për të rinjtë brenda Kishës Cornerstone në Ames”, tha para gazetarëve sherifi i qarkut Nicholas Lennie.

Grupet mbetën brenda kishës gjatë të shtënave dhe nuk u raportuan lëndime të tjera.

Nuk ka detaje të tjera për këtë rast, shkruan The New York Post.

Ames, ku gjendet Universitetit Shtetëror të Ioëa-s, është një qytet me rreth 66,000 njerëz.

Të ngjashme