Lajme
Një burrë i vë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington – me lëndime të rrezikshme për jetën përfundon në spital
Demokracia
22:28 | 25 Shkurt 2024

Share:

Një burrë i ka vënë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në veriperëndim të Uashingtonit, DC.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, thonë zyrtarët.

Burri “u neutralizua” nga anëtarët e divizionit të uniformuar të Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha një oficer i informacionit publik për The Independent.

Zyrtarët kërkuan reagim për shkak të një “makine të dyshimtë që mund të lidhet me individin”, sipas një deklarate nga departamenti.

Më pas, burri është transportuar në një spital lokal me lëndime të rrezikshme për jetën.

Ky incident duket të jetë rasti i dytë i tillë jashtë një ambasade izraelite në muajt e fundit.

Një protestues i vuri flakën vetes jashtë konsullatës izraelite në Atlanta, Georgia.

Të ngjashme