Lajme
Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF të Komoranit, policia nis hetimet
Demokracia
10:44 | 10 Shkurt 2023

Share:

Të enjten rreth orës 18:11 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran është dërguar pa shenja jete një burrë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është inicuar si trup i pajetë dhe hetim mbi vdekjen.

“Gllogoc 09.02.2023-18:11. Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme