Ekzaminuesi mjekësor bëri një gabim në identifikimin e trupave. Familja ruante urnën me hirin e një personi tjetër.
Ata organizuan një ceremoni, një djegie, një altar në kujtim të tij dhe megjithatë, ky njeri nuk kishte vdekur.
Për tre vjet, familja Robinson besonte se po ruanin një pjesë të eshtrave të James-it (pasi kishin shpërndarë gjysmën e hirit në Haiti).
Por, korrikun e kaluar, një mik i familjes njohu njeriun që supozohet të kishte vdekur tre vjet më parë në një rrugë të San Francisco-s, zbuloi media amerikane NBC të hënën e 25 nëntorit.
Pas këtij zbulimi, u kryen testet e ADN-së dhe zbuluan se i ndjeri kishte qenë njëfarë Jacob Bruce Chrisinger.
Dy burrat kishin probleme me varësinë ndaj drogës dhe jetesën në rrugë.
Në vitin 2021, një burrë i identifikuar si James Robinson nga punonjësit e hotelit në San Francisco u gjet i vdekur nga një mbidozë në të njëjtin vend.
Ekzaminuesi mjekësor nuk kërkoi të konfirmonte identitetin e tij ose të kryente një test të ADN-së dhe shpalli të vdekur Robinson-in.
Gabimi i mjekut gjyqësor zemëroi motrën e Jacob Bruce Chrisinger: “Nuk duhet të gaboni kurrë për identitetin”, tha ajo.
“Nuk kanë bërë analizën e ADN-së. Nuk kanë kërkuar që familja të vinte ta identifikonte”, shtoi ajo për rrjetin amerikan.
Sipas saj, të dy burrat nuk ishin aspak të ngjashëm: “Vëllai im është 167 centimetra i gjatë, ndërsa James Robinson “është shumë më i gjatë”.
“Ndoshta ai ishte thjesht një narkoman për ta, por për mua ai ishte vëllai im”, theksoi Charles Hines.
Për Robinson’s, historia e bukur nuk zgjati shumë.
Pas refuzimit të rehabilitimit, burri që kaloi tre vjet në rrugë nuk është dukur ende.
Disa nga miqtë e tij kanë raportuar se e kanë parë përsëri, por vajza e tij jo.
“Ne kemi pothuajse një ide se ku është ai dhe çdo fundjavë dalim dhe e kërkojmë me shpresën se do ta gjejmë”, shpjegoi ajo për NBC.
Dy familjet nuk kanë gjasa të ngrenë padi, sipas analistit ligjor Steven Clark.
Clark i tha NBC-së se vërtetimi i gabimit do të ishte i vështirë.
Familja e të ndjerit të vërtetë sqaroi se nuk donin para, por vetëm garancinë se ky lloj gabimi nuk do të përsëritej.
Marrë dhe përshtatur nga Le Figaro për Albanian Post