Kuriozitete
Një boshnjak po piqte një qengj në oborr, zvicerani u zemërua dhe ia fiku zjarrin
Demokracia
19:35 | 12 Maj 2022

Share:

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë një burrë nga Bosnja dhe Hercegovina që jeton në Zvicër dhe një zviceran të nervozuar.

Sipas mediave në Bosnjë, bëhet fjalë për imazhe në të cilat një zviceran dyshohet se sulmon një boshnjak që ishte duke pjekur qengjin në oborr.

Dhe sigurisht kjo ka shkaktuar një ortek reagimesh në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, një burrë i quajtur Dean dhe duke gjykuar nga komentet, me origjinë nga BeH, po piqte një qengj në hell në oborr, kur iu afrua një zviceran i zemëruar i cili mbante një lloj arme dhe një fikës zjarri në duar.

“Ti e di se është e ndaluar”, supozohet të ketë bërtitur zvicerani dhe Dean menjëherë thirri policinë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë që ai po i shpjegonte policëve se ku duhet të vinin, zvicerani aktivizoi zjarrfikësin dhe e “tundi” mbi qengjin.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025