Lajme
Një autobus bie në kanal, 19 të vdekur dhe 6 të plagosur
Demokracia
19:23 | 12 Nëntor 2022

Share:

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus ra në një kanal në pjesën veriore të Egjiptit.

Lajmi është konfrimuar ditën e sotmen nga autoritetet e Shëndetësisë atje. Sipas raportimit të medieve të huaja, autobusi doli nga autostrada dhe ra në kanalin Mansouriya në qytetin Agha në rajonin verior administrativ të Dakahlia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajes.

Të ngjashme