Lifestyle
Një arsye pse nuk duhet të pini kafe sapo zgjoheni
Demokracia
08:10 | 27 Korrik 2021

Share:

Kafeja e mëngjesit është një zakon për shumë njerëz sapo zgjohen.

Një zakon jo aq i mirë, sipas ekspertëve. Ata thonë se nuk duhet ta pini kurrë kafen me stomak bosh.

Një studim ekzaminoi efektin e gjumit të përhershëm dhe të kafesë në mëngjes në një numër indikatorësh të ndryshëm metabolikë.

Studimi tregoi se kafeja e fortë e konsumuar para mëngjesit rriti ngarkesën glikemike pas ngrënies me rreth 50%.

“Ta themi thjesht, kontrolli ynë i sheqerit në gjak dobësohet kur gjëja e parë që bie në kontakt me trupin tonë është kafeja, veçanërisht pas një gjumi jo të mirë.”, tha profesori James Betts.

Të ngjashme