Lifestyle
Një arsye më shumë për t’i ngrënë, mos hiqni dorë nga këto dy fruta të thata
Demokracia
09:23 | 18 Nëntor 2021

Share:

Sa herë t’ju vijë dëshira për ushqime të shpejta, mos mendoni për patatina dhe çokollata tek dyqani i lagjes. Para syve duhet t’ju shfaqen vetëm lajthia dhe kikirikë.

Konsumimi i një grushti me lajthi ose kikirikë në ditë, jo vetëm është i mirë për të vrarë urinë, por edhe një zakon i shëndetshëm.

Nëse studimet e hershme theksonin vlerat ushqyese që kanë këto fruta të thata, studimet e fundit lidhen me uljen e rrezikut të vdekjes dhe të prekjes nga sëmundjet kronike, shkruan Huffington Post.

Në këto të fundit përfshihen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, Alzhaimer dhe Parkinson, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti.

Sidoqoftë, për të qenë specifikë: konsumimi i gjalpit të kikirikut nuk është parë të ketë ndonjë efekt mbrojtës.

Në përfundim të studimit rezultoi se ata që konsumonin lajthi dhe kikirika rregullisht kanë treguar shifra mbersëlënëse përsa i përket vdekjeve dhe prekjes nga sëmundjet e rënda, citon Anabel.

Studiuesit madje kanë përcaktuar se sasia e duhur e konsumimit ditor është 10 gram. Një sasi më e lartë se kaq nuk ka ndonjë vlerë të shtuar, përveçse dëshirës tuaj për të ngrënë më shumë.

Të ngjashme