Ndërkohë që është ende në fazën e testimit, aplikacioni ResApp uu zbulua se arrinte saktë të identifikonte Covid-19, në 92% të njerëzve të infektuar.
Profesore Catherine Bennett, një anëtare e Bordit Këshillimor Shkencor të Covid-19 të ResApp, tha: “Shkalla e madhe e kësaj pandemie globale dhe evolucioni i mundshëm drejt një sëmundjeje endemike do të thotë se ne kemi nevojë për mjete diagnostikuese më të shpejta.
“Duke diagnostikuar me shpejtësi Covid-19, testi i ResApp do të reduktonte ndjeshëm numrin e testeve të shpejta të antigjenit dhe PCR, duke ruajtur ende mbikëqyrjen e sëmundjes që nevojitet për të menaxhuar përhapjen e vazhdueshme të Covid-19.”
Aplikacioni u testua me 741 pacientë në Indi dhe SHBA – duke përfshirë 446 me Covid-19.
Pjesëmarrësit plotësuan sondazhet mbi simptomat që po përjetonin dhe u kollitën mbi telefon.
Rezultatet treguan se aplikacioni ishte në gjendje të zbulonte saktë Covid-in në 92% të njerëzve me virus, shkruan tiranapost.
Studiuesit testuan më tej aplikacionin për të parë nëse do të zbulonte Covid-18 në mënyrë specifike duke e testuar atë me kollën e 1007 pacientëve që vuanin nga sëmundje të tjera të frymëmarrjes, duke përfshirë astmën, pneumoninë dhe infeksionet e traktit respirator.
Këto teste zbuluan se aplikacioni zbuloi Covid-19 me 90% specifikë.
Pfifer është ofruar ta blejë me gati 55 milionë dollarë aplikacionin për ta perfeksionuar më tej.