Lajme
Një anije turistike me qindra pasagjerë me COVID-19 është ankoruar në Sydney, Australi
Demokracia
10:16 | 12 Nëntor 2022

Share:

Një anije turistike me rreth 800 pasagjerë me Covid-19 është ankoruar në Sydney, Australi.

Anija e lundrimit “Majestic Princess” mbërriti në Circular Quay, pasi kishte lundruar nga Zelanda e Re, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Rreth 4,600 pasagjerë dhe ekuipazhi ishin në bordin e anijes kur ajo u ankorua – që do të thotë se rreth një në pesë nga njerëzit brenda ishte me Covid-19.

Përhapja të kujton shpërthimin e Covid-19 në anijen e lundrimit Ruby Princess në fillim të vitit 2020, ku të paktën 900 njerëz rezultuan pozitivë ku vdiqën 28.

Marguerite Fitzgerald, presidentja e operatorit të lundrimit Carnival Australia, tha se një numër i madh rastesh filluan të zbuloheshin rreth gjysmës së udhëtimit 12-ditor.

Të gjitha rastet ishin ose asimptomatike ose të lehta simptomatike, tha ajo.

Stafi do të ndihmojë të gjithë mysafirët që kanë rezultuar pozitivë “me qasjen në transportin privat dhe akomodimin për të përfunduar periudhën e tyre të izolimit”, tha ajo.

Anija do të niset së shpejti për në Melburn.

E pyetur për krahasimet midis dy rasteve, zonja Fitzgerald tha: “Që atëherë, ne si komunitet kemi mësuar shumë, shumë më tepër për Covid-19”.

Përhapja vjen ndërsa rastet me Covid-19 rriten në të gjithë Australinë.

Në Uellsin e Ri Jugor, 19,800 raste të reja u zbuluan në shtatë ditë, deri të premten.

Të ngjashme