Lajme
Një anije mallrash fundoset në brigjet e Ukrainës pas një shpërthimi
Demokracia
07:16 | 04 Mars 2022

Share:

Pronarët estonezë të një anijeje mallrash thonë se ajo është fundosur në brigjet e Ukrainës pas një shpërthimi.

Ata thonë se dy anëtarë të ekuipazhit përfunduan në një gomone shpëtimi në det dhe katër të tjerë fillimisht u zhdukën. Gjashtw persona u shpëtuan mw vonw.

Anija me flamurin e Panamasë është në pronësi të kompanisë me bazë në Estoni, Vista Shipping Agency. Shteti baltik, Estonia është anëtare e NATO-s dhe ka një kufi me Rusinë.

Anija ishte ankoruar në brigjet e Ukrainës pasi u largua nga porti jugor i Chornomorsk pranë Odesa disa ditë më parë. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Ushtria e Ukrainës thotë se Rusia po dërgon anije zbarkuese amfibe për të kapur Odesën, një qytet me një milion banorë dhe një port i madh detar, ndërsa vazhdon përparimin e saj në të gjithë Ukrainën jugore, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme