Lifestyle
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë Alzheimer-in para se të shfaqen simptomat
Demokracia
17:22 | 30 Maj 2023

Share:

Një hulumtim i fundit, i cilësuar si “transformuesi i lojës” ka zbuluar se analizat e thjeshta të gjakut mund të përdoren për të parashikuar nëse keni gjasa të prekeni nga Alzheimer.

Sipas shkencëtarëve qelizat e trurit në formë ylli në gjak, të quajtura astrocite, mund të tregojnë se sa ka gjasa të përparojë sëmundja vdekjeprurëse te një pacient.

Studiuesit e Universitetit të Pitsburgut testuan më shumë se 1000 të moshuar të shëndetshëm për të parë se çfarë i bën ata më të rrezikuar nga sëmundja e “grabitjes” së kujtesës.

Vetëm te pacientët, astrocitet e të cilëve ishin anormalisht reaktive dhe kishin sasi të larta të proteinave që shkaktonin sëmundje të quajtura amiloide, Alzheimer vijoi të zhvillohej progresivisht.

“Testimi për amiloidin e trurit dhe biomarkerët e gjakut të reaktivitetit të astrociteve është shqyrtimi më i mirë për të identifikuar pacientët më të rrezikuar nga Alzheimer. Kjo i vendos astrocitet në qendër si rregullatorët kryesorë të përparimit të sëmundjes, duke sfiduar nocionin se amiloidi është i mjaftueshëm për të shkaktuar sëmundjen e Alzheimerit”, tha studiuesi Dr. Tharick Pascoal.

Sakaq, bëhet me dije nga studiuesit se gjetjet mund të ndihmojnë në zhvillimin e ilaçeve që synojnë parandalimin e përparimit të sëmundjes në të ardhmen.

Studimi i publikuar në Nature Medicine, shqyrtoi nëse proceset e tjera në trup mund të jenë po aq ndikues në shkaktimin e sëmundjes.

Studiuesit panë testet e gjakut dhe skanimet e njerëzve në fund të viteve 60 dhe 70 për të kontrolluar nivelet e tyre të amiloidit. Ata më pas e referuan këtë me teste të veçanta të astrociteve të tyre.

Njerëzit me nivele të larta të të dyjave kishin dukshëm më shumë gjasa që Alzheimer t’u zhvillohej. Gjetjet gjithashtu ndihmojnë në sqarimin e arsyes pse disa njerëz kanë sasi të mëdha të akumulimit të amiloideve, por kurrë nuk e marrin sëmundjen.

Autori kryesor Dr Bruna Bellaver tha: “Astrocitet koordinojnë marrëdhëniet e trurit amiloid dhe tau si një dirigjent që drejton orkestrën. Kjo mund të përbëjë një ndryshim të lojës në fushë, pasi biomarkerët glial në përgjithësi nuk konsiderohen në asnjë model të sëmundjes kryesore”.

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024