Kopshti Zoologjik i Kharkovit, Feldman Ecopark, njoftoi se një vullnetar 15-vjeçar që ndihmoi në evakuimin e buallit u vra gjatë bombardimeve sot, transmeton Demokracia.com.
Feldman Ecopark njoftoi se granatat shpërthyen pranë punonjësve dhe vullnetarëve të parkut. Një adoleshent ka mbetur i vrarë në vend dhe dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe mjekët po luftojnë për jetën e tyre.
Kopshti zoologjik thotë se adoleshenti i ndihmoi prindërit e tij të ushqenin dhe evakuonin kafshët. Ai është anëtari i gjashtë i ekipit Feldman Ecopark që humb jetën duke u kujdesur për kafshët, sipas faqes së tij të internetit. /Demokracia.com/