Lajme
Një 9-vjeçar e mbytë rrufeja në Mal të Zi
Demokracia
17:52 | 03 Korrik 2022

Share:

Një djalë nëntëvjeçar ka humbur jetën dje rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së rrufesë në fshatin Kradenik të Malit të Zi.

Siç raporton Vijesti, fëmija ndodhej me anëtarët e tjerë të familjes në një livadh pranë shtëpisë kur është goditur nga rrufeja.

Ndërkohë që familja punonte në fushë, një stuhi kishte filluar.

Ekipi i emergjencës u dërgua në fshat, përcjell Gazeta Express.

“Djali është marrë pa shenja jete. Fatkeqësisht as reanimacioni dhe as të gjitha përpjekjet e mjekëve nuk kanë dhënë rezultat dhe u ka mbetur vetëm konfirmimi i vdekjes”, thanë nga Spitali i Bjelopoljes.

Të ngjashme