Lajme
Një 8-vjeçar në mesin e të vrarëve në Kherson
Demokracia
08:38 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Një djalë 8-vjeçar ishte mes dy personave të vrarë nga bombardimet ruse në Kherson, sipas zyrtarëve ukrainas.

Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, tha se forcat ruse goditën ndërtesat e banimit në lagjen Dniprovskyi të qytetit, i cili u çlirua nga forcat ukrainase muajin e kaluar.

“Një fëmijë vdiq si pasojë e bombardimeve ruse. Mjekët u përpoqën të shpëtonin 8 vjeçarin për një orë,” tha ai, duke shtuar se një grua humbi jetën nga bombardimet ruse teksa po kthehej në shtëpi. Ajo vdiq në vend nga plagët e marra”.

Dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmet ruse bombarduan gjithashtu ndërtesën e administratës rajonale në Kherson të mërkurën në mëngjes, mes një vale bombardimesh fatale në rajonin jugor të Ukrainës.

Të martën, Kherson u bombardua 42 herë, sipas Yanushevych. Objektivat përfshinin një klub jahtesh, një kolegj, një shkollë dhe ndërtesa banimi. Një person ka mbetur i vrarë dhe një është plagosur./abcnews.al

Të ngjashme