Lajme
Një 64-vjeçar gjendet pa shenja jete në Entin Special në Shtime
Demokracia
15:55 | 16 Prill 2023

Share:

Një pacient 64-vjeçar i cili ka qenë i shtrirë në Entin Special të Shtimes është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.

Rastin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Ai tha se 64-vjeçari T.A, i cili që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Shtimes.

“Sot, rreth orës 04:45 kemi pranuar një informacion se në QKMF në Shtime gjendet një pacient nga Enti Special i Shtimes pa shenja jete. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellë pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë”, tha Veseli.

Ai tha me tej se sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore./Demokracia.com/

Të ngjashme