Një grua 54-vjeçare nga Prishtina ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se ka konsumuar acid klorhidrik në shtëpinë e saj.
Rasti është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, viktima me inicialet E.D. u dërgua me urgjencë në QKUK, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, me urdhër të Prokurorisë, rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Institucionet kompetente janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes