Lajme
Një 4-vjeçar goditet nga vetura në Skenderaj, dërgohet në QKUK
Demokracia
09:05 | 11 Maj 2022

Share:

Një fëmijë 4-vjeç është goditur dje nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skenderajt, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se sipas stafit mjekësor gjendja e 4-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetë.

“Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Të ngjashme