Lajme
Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Gjakovë
Demokracia
07:03 | 11 Nëntor 2022

Share:

Mbrëmë, rreth orës 18:30, Stacioni Policor-Gjakovë është njoftuar se viktima, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1983, gjendej pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku nga personeli mjekësor (që kishte dalë po ashtu në vendin e ngjarjes) ishte konstatuar vdekja e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse policore si dhe është njoftuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar që rasti të trajtohet si hetim i vdekjes.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /TV Syri

Të ngjashme