Lajme
Një 31-vjeçare vdes si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit: Dyshohet për vetëvrasje
Demokracia
14:28 | 09 Prill 2023

Share:

Një grua ka vdekur pasi që është plagosur me armë zjarri në Obiliq.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Dje rreth orës 14:30, kemi  pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se Policia ka nisur hetimet për vdekjen në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Mbështetur në hetimet preliminare,  përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, përfundoi Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme